Tortë me lajthi

  1. 150 gr gjalpë në copa

  2. 150 g sheqer

  3. 4 vezë

  4. 100 g miell

  5. 1 qese tharm pluhur

  6. 100 g lajthi të pjekura Palma

  7. pak kripë

  8. 100 ml ajkë

  9. 150 gr çokollatë për gatim

  10. disa grame vanilje Palma

  11. 60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë.Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhursi shi) dhe në fund tharmin.Perzjeni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke I shtuar ca gramë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira,pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni meshtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

50 MINUTA

6 PERSONA

© 2016 Palma