Biskota me tershërë

  1. 300 gr tërshrë Palma

  2. 1-2 luge gjelle miell integral

  3. 2-3 lugë pekmez frutash ose mjaltë

  4. Fruta të thata ( bajame ose lajthi) Palma

  5. 3/4 gotë miell (95 gram)

  6. 2-3 lugë gjelle Rrush të thatë

  7. Qumësht orizi/ soje ose ujë

  8. 1 lugë vaj ulliri

Përgatitja

Merrni tërshërën, hidheni në një tas të madh, shtoni qumështin ose ujin, dhe lereni të zbutet tërshëra.

Nëse tërshera nuk fryhet shtoni miellin që të lidhet. Merrni frutat e thata dhe shkërmoqini ose kalojini në grirës, por jo shumë të bëra pluhur. Shtojini tek tërshëra dhe mëpas shtoni pekmezin ose mjaltin.

Pëzjejini mirë dhe me luge dhe më pas ndajini në një tavë të thjeshtë, të lyer me vaj ose ku keni vendosur një letër furre, të cilën do ta fusni në furrë me temperaturë 170 grade celcius për 15 minuta.

iskotat tuaja janë gati

50 MINUTA

NË VARËSI