Biskota me tërshërë dhe rrush të thatë

  1. 1/2 gotë gjalpë (115 gram), të zbutur

  2. 2/3 e gotës sheqer i kaftë (125 gram)

  3. 1 vezë

  4. 1/2 lugë e çajit ekstrakt vanilla

  5. 3/4 gotë miell (95 gram)

  6. 1/2 luge e çajit kanellë pluhur

  7. 1/4 lugë e çajit kripë

  8. 1 1/2 gote tërshërë (120 gram) Palma

  9. 3/4 gotë rrush i thatë (120 gram) Palma

  10. 1/2 gotë arra (65 gram) Palma, të coptuara (arrat janë opsionale)

Përgatitja

Në një enë të madhe përziejmë gjalpin, sheqerin, vezën dhe vanillën derisa masa të zbutet.
Në një enë tjetër përziejmë miellin, sodën e bukës, kanellën dhe kripën bashkë dhe pastaj i shtojmë në masën e gjalpit dhe sheqerit.
Masën e fituar e ftohim në frigorifer për pak kohë nësë dëshirojmë biskota më të trasha.
Në ndërkohë nxehim furrën në 175 grade Celsius dhe kur furra të ketë arritur temperaturën e duhur i formojmë biskotat e rrumbullakta me një lugë dhe i vendosim në një tepsi të shtruar me letër për pjekje. Biskotat i pjekim për 10 deri në 12 minuta ose derisa të fillon skuqja.
I largojmë nga furra dhe i lëmë të qëndrojnë për pesë ose dhjetë minuta në tepsi e pastaj i largojmë.

60 MINUTA

NË VARËSI