
Ëmbëlsirë me kajsi
-
500 gr kajsi të thata Palma
-
1 gotë uji sheqer
-
3 rrënjë karafili Palma
-
ujë
-
1.5 filxhan kafeje oriz
-
1.5 filxhan kafeje lajthi e grirë Palma
-
1 karrotë
-
krem shanti
-
stika të grira Palma
Përgatitja
Kajsitë e thata hidhini në një tenxhere dhe sipër hidhni pak ujë të nxehtë dhe ziejini pak. Pasi të ziejnë për 5 min, lërini të ftohen.
Nga ana tjeter zjeni orizin. Pasi të ziejë, hidhini sipër karroten e renduar dhe ziejini edhe pak. Fikni zjarrin dhe pastaj hidhni lajthitë dhe përzjeini.
Me këtë masë mbushni kajsitë e ziera dhe rreshtojini në tenxhere. Hidhni sipër sheqer dhe karafil , shtoni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë. Pasi të kenë pirë ujin dhe të jenë pjekur si llokum, vendosini nëpër pjatat e servisit dhe lërini të ftohen.Pasi të ftohen hidhini sipër krem shanti dhe grimcat e stikave.