
Ëmbëlsirë me fruta të thata
-
2 të verdhë të vezës
-
200g Ricotta (gjizë)
-
70 gr bajame fileto,ose bajame te grira Palma
-
80 gram sheqer pluhur
-
lëkurë e 1 limoni të grirë në rende
-
1 gotë lëng limoni (ose 30 ml)
-
50 gr mjaltë
-
50 gr ujë
-
4 g xhelatinë pjeshke
-
arra, bajame ,lajthi
Përgatitja
Petën e hapim në një tavë ku më parë kemi vendosur letër furre.E hapim me një trashësi prej 5 mm. Duke rregulluar skajet anësore,e shpojmë me ndimën e një piruni dhe e fusim në frigorifer për rreth 1 orë.
Mbushja :
Në një enë tundim vezën me sheqer, pastaj shtoni frutat e thata dhe gjizën,lëngun e limonit si dhe lekuren e tij të grirë në rende.I përziejmë mirë dhe i hedhim mbi brumin e shtruar në tave.Më pas e fusim në furrë të piqet në temperature 180 gradë për 25-30 minuta.Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht.Pastaj shpërndajme frutat e thata mbi tortë siç tregohet në foto.
Mbulimi:
Në një enë hedhim xhelatinën e pjeshkes dhe i shtojme 2 filxhanë kafeje ujë dhe e vendosim për rreth 10 min në zjarr të pakët. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.Shtojmë dhe mjaltin duke i përzier të gjitha mirë.Pastaj me një furçë guzhine e lyjeme nga sipër torten.
E lëmë dhe për rreth 1 ore përpara se t’a sërvirim mjalti.