
Llokume sipas dëshirës
-
1 kg sheqer
-
½ litër uji
-
lëngu i një limoni
-
200 gr arra , lajthi ose sipas dëshirës
-
Vaj gatimi
-
1 gote uji me sheqer pluhur
-
1 gotë caj me niseshte
-
50 gr arre kokosi pluhur Palma
-
stika të grira Palma
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim 1 kg sheqer dhe gjysëm litri me ujë ku e lëmë të ziejë në një zjarr të avashtë.Mbasi fillon të ziejë i hedhim lëngun e limonit.Gjatë kohës që po zien i heqim shkumen që nxjerr.E lëmë deri sa të trashen lëngu në zjarr gjithmonë të avashtë.Niseshten e tresim në një gjysëm gote me ujë caji dhe ja hedhim avash avash duke e trazuar në tenxheren që po zien. Hedhim arrat ose lajthitë sipas dëshirës. Marrim një tepsi ku më parë e lyejme me vaj gatimi dhe mbi këtë hedhim masën e llokumit të përgatitur.E lëmë deri sa të ftohet mirë. Mbasi është ftohur i hedhim sipër niseshten, arrën e kokosit dhe sheqerin pluhur.
Marrim dhe e kthejmë përmbys në tavolinë ose në një tepsi tjetër dhe fillojmë e spërkatim përsëri me niseshte,sheqerin pluhur dhe arrën e kokosit. E lyejmë thiken me vaj dhe fillojmë të presim llokumet me madhësi sipas dëshirës.