
Fileto viçi e mbushur me kumbulla dhe fara pishe
-
500 gr fileto vici
-
150 gr kumbulla t thata Palma
-
100 gr fara pishe
-
verë e bardhë
-
kripë
-
piper i zi
-
vaj ulliri
-
gjethe dafine
-
stika të grira Palma
Përgatitja
Marrim fileton e vicit dhe e shpojme mes për mes me një thikë.Futim në fillim kumbullën e thatë ,pastaj farat e pishës dhe e mbushim të gjithë fileton në këtë mënyrë derisa mbushet komplet.Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe vendosim fileton e vicit të mbushur të skuqet.E skuqim në të gjitha anët derisa të marrë ngjyrë te kuqerremtë,e shuajme me verë,hedhim kripën,piperin e zi,dafinën dhe 1 gote ujë.E lëmë të zjejë për 30min derisa dhe lëngu të shteroje.E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet, e presim në formë rrethore dhe lëngu i mbetur i hidhet persiper.
Shërbehet e ftohtë