
Çokollatë shtëpie me fruta të thata
-
200 gr çokollatë
-
100 gr fruta te thata te perziera me copeza lekura portokalli te sheqerosura ne copeza Palma
-
3 luge pana
Përgatitja
Shkrijmë çokollatën me panën, në banjo mari. E përziejmë,që të bëhet homogjene. Ndërkohë, shtrojmë një letër furre, mbi tavën e cekët të furrës.Hedhim mbi të, çokollatën e ftohur pak. Mbi cokollatë, hedhim frutat e thata, të pjekura ose jo dhe i mbulojmë me letër furre. I kalojmë me shkopin e byrekut, që të bashkohen e të jenë në lartësi homogjene. E lëmë të ftohet mirë e pastaj e presim me duar, natyrisht pasi të heqim letrat e furrës.