
Kek me arra
-
250 gr miell
-
4 vezë
-
15gr maja
-
100ml qumësht
-
1 mollë
-
250gr arra Palma
-
150gr sheqer
-
gjalpë
Përgatitja
Sitim miellin me majanë pluhur. Me rrahësen elektrike rrahim vezët me sheqerin derisa të përfitojmë një masë shkume të bardhë.
Bashkojmë qumështin me temperaturë ambienti dhe mollën e grirë në rende në moment, me qellim që të mos oksidohet.
Trazojmë me luge druri duke shtuar pak e nga pak miellin e situr.
Shtojmë në fund arrat në copa dhe i përziejme mirë. Lyejmë me gjalpë stampën e kekut dhe më pas e sperkatim dhe me miell. Hedhim në të brumin e krijuar duke niveluar mirë. Pjekim në furre me temp 180° të parangrohur dhe e lëmë për 40 minuta të piqet.